Ruzhdi Karaj-Një këngë e lënë përgjysëm!


Go to content

Vlerësimet

Vlerësime

Vleresimet për artistin shqiptar, tenorin e mirënjohur lirik të Teatrit të Operas dhe Baletit, Ruzhdi Karaj, janë te shumta edhe pse fati e donte që ai të ndahej ende i ri nga jeta edhe skena. Edhe pse që pas vitit 2000 ai nuk ndodhet më midiss nesh, janë veprat e tij, interpretimet nëpër rolet e operave më të njohura të kompozitorëve të huaj dhe shqiptarë që do na bëjnë të vleresojmë e kujtojmë me nostalgji punën dhe talentin e tij të pakrahasueshëm. Embëlsia dhe timbri i veçantë i zërit të tij lirik është vlerësuar gjithmonë nga partnerët dhe kolegët e tij të skenës. Ndër kolegët e tij mund të përmendim sopranon e mirënjohur Mariana Leka, mjeshtren e madhe të Punës Edit Mihali, sopranon me famë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë Inva Mula, Agim Duro, Shqipe Zani, Petrika Rembeci, Kaman Aliko, Irini Nikolla, Gjergj Sulioti, Ylber Gjini e shumë e shumë të tjerë. Ruzhdi Karaj nuk ishte simbol vetëm i një tenori me aktivitet të pasur artistik, por mbi të gjitha ai ishte njeri me botë të madhe shpirtërore.
Fjal
ët edhe vlerësimet janë pak për të pershkruar këtë figurë të operës, i cili la gjurme të pashlyeshme në historinë operistike shqiptare.
Ruzhdi Karaj, një zë që është shkruar në histori.


Home | Jeta & Vepra | Interpretimet | Vlerësime | Albumi i fotove | Kontakt | Site Map


Copyright Ruzhdi Karaj.com © 2007-2008 | email@ruzhdikaraj.com

Back to content | Back to main menu