Main menu:
RUZHDI KARAJ
Kjo faqe i kushtohet tenorit të shquar lirik të Teatrit të Operas dhe Baletit, Ruzhdi Karaj. Kultura, mjeshtëria, talenti dhe karriera e tij artistike i dhanë mundësinë të shkelqejë si në skenën shqiptare ashtu edhe në atë botërore.
Zëri e tij magjepës dhe i pazëvendesueshëm së bashku me ariet qe kanë bërë histori në skenat operistike, do të bejnë që gjithmonë të kujtohet me nostalgji nga spektatorët që e duartrokitën në skenë, kolegët dhe familjarët e tij. Gjthmonë do ta kujtojmë me mall jo vetëm per timbrin e bukur lirik, por edhe per karakterin dhe shpirtin e tij human e fisnik.
Me mall për babain e dashur, për mikun e mirë, për tenorin e pazëvendësueshëm!